Lady Diana dhe Princi Charles kanë një vajzë sekrete? (FOTO)

Apr 25, 2015 | 20:33
SHPËRNDAJE

Familja Mbretërore në Britani të Madhe do të kremtojë ardhjen në jetë të një tjetër fëmije, foshnjen e dytë të Princit William me Dukeshën Kate, raporton “MailOnline”.

Lajmi në revistën “Globe”, në foto edhe vajza e pretenduar e Dianës dhe Çarlit

Por tabloidi britanik shkruan se një tjetër lajm po qarkullon me shpejtësi në SHBA, Spanjë dhe vende të tjera të Europës, i cili flet për një fëmijë sekret të Princeshës së ndjerë Diana me Princin Charles.

Sipas artikullit të “Globe” princi William dhe vëllai i tij Harry kanë një motër më të madhe, që quhet Sarah. “Globe” pretendon se vajza jeton në një qytet të vogël në SHBA.

Mbi lajmin është ngritur menjëherë pyetja: Si ka mundësi kur William ka lindur në qershor të vitit 1982, vetëm 11 muaj pas martesës së prindërve të tij?

Lady Diana ka pasur një vajzë?

Revista e shpjegon këtë duke thënë se në dhjetor të vitit 1980, Lady Diana Spencer, kur ishte një 19- vjeçare e virgjër, u urdhërua nga Mbretëresha që të bëjë disa teste gjinekologjike për të zbuluar nëse ajo mund të bëjë fëmijë. Vezët e Dianës u fertilizuan me spermën e Charles dhe raportohet se ky test rezultoi pozitiv.

Diana me princin William dhe princin Harry

Çfarë ndodhi më pas? Një nga mjekët që kreu këtë proces në mënyrë sekrete ruajti një nga embrionët dhe ia implantoi të gruas së tij. Duke e shndërruar atë në surrogaten e fëmijës biologjik të Charles dhe Diana. Raportohet se foshnja vajzë ka lindur në tetor të vitit 1981.

Në Britani ky lajm po cilësohet si ‘qesharak’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura