Lacio mposht Fioren, Berisha me “dy fytyra”. Roma dhe Milani ndahen në barazim (VIDEO)

Jan 9, 2016 | 22:45
SHPËRNDAJE

Lacio ka shënuar një fitore mjaft të rëndësishme ditën e shtunë ndaj Fiorentinës që rivalizon me Interin për vendin e parë.

Etrit BerishaSkuadra e Etrit Berishës mposhti djemtë nga Firence në transfertë me rezultatin 3-1.

Një rol të rëndësishëm në këtë fitore ka luajtur portieri kuqezi Berisha, i cili deri sa loja ishte 0-1 në favor të Lacios bëri tre pritje fantastike duke moslejuar që ndeshja të shkonte në barazim.

Mirëpo, në pjesën e dytë, kur loja po mbyllej, Etrit Berisha bëri një gafë që rezultoi me pësimin e golit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1.

Roma dhe Milani ndahen në barazim

Roma dhe Milani janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 19 të Serisë A. Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, pasi Rudiger realizoi shumë shpejt që në minutën e katërt duke dhënë përshtypjen se Roma do të fitonte lehtësisht.

Fraksioni i parë mbyllet me avantazhin e Romës, ndërkohë në pjesën e dytë Milani futet në lojë më kërkues dhe gjen menjëherë golin e barazimit. Është Kuçka që në minutën e 50 baraspeshon rezultatin dhe e bën më interesante sfidën.

Në minutat e mbetura të dyja ekipet bëjnë shumë pak për të gjetur golin e fitores dhe mbyllet gjithçka 1-1. Pas barazimit, Roma renditet e pesta me 34 pikë, kurse Milan në vendin e gjashtë me 29 pikë. Dy ekipet kanë një ndeshje më tepër të zhvilluar.

RENDITJE

Itali_Seriaw

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura