Lacio interesohet për Mavrajn, Këlni e bllokon

Jan 21, 2016 | 9:29
SHPËRNDAJE

Mediat pranë Lacios kanë bërë me dije se në listën e emrave që kërkohen këtë merkato nga bardhekaltrit ka edhe emra të përsëritur.

mavrajMes tyre përmendet mbrojtësi i Këlnit, Mërgim Mavraj. “La Republica” dhe “Il Tempo” kanë bërë me dije lajmin për përfshirjen e Mavrajt në listën e dëshirave të skuadrës kryeqytetase në Itali.

Në lidhje me këtë çështje, “La Lazio siamo noi” ka kontaktuar vetë agjentin e futbollistit shqiptar për të marrë prej tij një përgjigje konkrete.

“Më ka pyetur dikush dhe më ka kërkuar Mavrajn”, është shprehur fillimisht agjenti i shqiptarit. Klaus Berge gjithashtu ka shpjeguar se kjo është një tratativë që, për momentin, nuk mund të realizohet. Sipas agjentit të futbollistit, ka një “veto” të klubit gjerman që nuk kërkon ta lërë të lirë qendërmbrojtësin.

“Nuk shoh të ketë asnjë mundësi transferimi. Këlni ka bllokuar gjithçka dhe nuk kërkon që ta shesë Mavrajn. Për këtë arsye ju them se nuk ka asnjë tratativë të nisur zyrtarisht”, është shprehur Berge, agjenti i mbrojtësit të Kombëtares.

Mavraj është duke u përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Këlni për shkak të faktit që nuk ka garanci me minutazhin që do të ketë në dispozicion deri në fund të sezonit.

Duke qenë se ndodhemi përpara Europianit, mbrojtësi uron të ketë sa më shumë minuta në këmbë dhe opsioni i një largimi të mundshëm është gjithmonë prezent.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura