Lacio i Canës e Berishës shkon në Champons, mposht Napolin javën e fundit

May 31, 2015 | 23:00
SHPËRNDAJE

Skuadra e Lacios do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi mposhti në javën e fundit të Serisë A, rivalët direkt për këtë vend, Napolin me rezultatin e 4-2 në transfertë.

Lojtarët e Lacios duke festuar golat në ndeshjen e sotme

I pari që hapi serinë e golave ishte Marko Parolo, i cili shënoi për Lacion në minutën 33’. Më pas, në minutën 45’ ishte Kandreva që dyfishoi shifrat.

Napoli arriti që të barazonte rezultatin në pjesën e dytë me dy gola të Gonzalo Hoguanit, të shënuara në minutat 55’ dhe 64’. Ky i fundit humbi edhe një penallti në minutën 76’.

Mirëpo, Lacio, i cili edhe me barazim e siguronte një vend në play-off-in e Ligës së Kampionëve, kaloi në avantazh me Onazin në minutën 85’ dhe më pas me thelloi shifrat me Klosen, në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Në këtë mënyrë, Lacio e përfundon sezonin në vendin e tretë, ndërsa Napoli duhet të kënaqet me një vend në Europa League. Dy lojtarët kuqezi, Cana dhe Berisha nuk u aktivizuan në këtë ndeshje.

Në ndeshjet e tjera, Kaljari mposhti 4-3 Udinezen, por gjithsesi nuk i shpëtoi dot rënies në Serinë B. Ndërsa Roma u shtang brenda nga Palermo, duke u mundur 1-2.

Fitore arriti Interi ndaj Empolit me rezultatin 4-3, ndërsa Torino shkatërroi Cezenën 5-0 në shtëpinë e tij. Sasuolo triumfoi ndaj Xhenoës me rezultatin 3-1, ndërsa Sampdoria u ndal nga Parma në një barazim 2-2. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura