Laçi zyrtarizon 2 sulmues, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe Berisha janë në dispozicion të Mërgjyshit

Sep 2, 2018 | 10:29
SHPËRNDAJE

Sulmuesi 23-vjeçar kroat, Ivan Galiç, do të jetë zëvendësuesi i Myrto Uzunit te Laçi. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” në javën e kaluar, Galiç kishte arritur marrëveshjen me kurbinasit, por priste të merrte dokumentacionin nga klubi kroat, Cibalia, në mënyrë që të federohej për llogari të Laçit.

ivan

Çështja u zvarrit dhe drejtuesit e Laçit nuk ishin shumë të bindur për atë që do të bënin, pasi më parë duhet të siguroheshin për shitjen e Myrto Uzunit. Nga transferimi i këtij të fundit në Kroaci, varej në një farë mënyre edhe afrimi i Galiç, paçka se më parë sulmuesi duhet të zgjidhte marrëveshjen me Cibalian. Gjithçka u mbyll me sukses në orët e vona të mbrëmjes së të premtes dhe tashmë mbetet që Federata e Futbollit të Kroacisë të konfirmojë në sistem transferimin.

410948_TS_02-09-18_6645078762_-800x533

Ndërkohë, Laçi futi në listën e federimeve edhe 19- vjeçarin Elvi Berisha, i cili ishte pjesë e Leganes në Spanjë. Lojtari ka firmosur dhe pritet të dalë në stërvitje.

gs
vs

ELVI BERISHA

elvi berisha
gfa

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura