“Laçi e mori lehtë me Tiranën”, Shpëtim Duro: Zgjedhjet në FSHF? Nuk dua që futbolli shqiptar të ketë…

Mar 1, 2022 | 18:59
SHPËRNDAJE

Shpëtim Duro ishte i ftuar si gjithmonë në emisionin “Sport News” me gazetaren Enxhi Biba. Ish trajneri i mirënjohur foli për disa tema, ku nuk mund të linte pa përmendur zgjedhjet në FSHF, por dhe luftën në Ukrainë.

SHPETIM DURO

“Zgjedhjet për FSHF-në të shtyhen, nesër nuk do kemi zgjedhje, por një asamble për të diskutuar për problemet. Unë e shikoj në aspektin pozitiv. Si një njeri i futbollit dëshiroj që çdo gjë të shkoj pozitivisht. Që FSHF-ja dhe futbolli shqiptar të mos ketë penaltitete si në aspektin kombëtar, por dhe ndërkombëtar.”

Lufta në Ukrainë

“Është një situatë dramatike ajo që po shohim në Ukrainë. Vendimet e FIFA-s dhe UEFA-s ishin shumë të drejta dh të pashmangshëm për atë që po ndodh. Shpresojmë se këto probleme të luftës janë zinxhirë dhe mund të kenë ndikim në gjithë kontinentin europian dhe shpresoj të përfundoj sa më shpejt kjo situata që çdo gjë të shkoj drejt normalitetit.”

Humbja e Laçit

“Nuk qëlluam në shenjë duke patur parasysh që ishin dy skuadrat më të mira për sa i përket formës. Nuk pati ekuilibër në lojë edhe prej zgjidhjes që Tirana i bëri që në pjesën e parë me rezultatin 4-0. Nuk kishte më histori kjo ndeshje, si për meritë të Tiranës por dhe gabimeve dhe mos përgatitjes së mirë të ndeshjes nga Laçi.”

“Ky rezultat nuk pritej, po realisht ishte një ndeshje që u bë shumë e lehtë për Tiranën. Nuk e prisja Laçin në këtë situatë pasi ka qenë një skuadër shumë kompakte. Ka pasur dhe doza euforike dhe mendoj që Laçi e mori më me lehtësisht ndeshjen me Tiranën. Kishte gabime të jashtëzakonshme dhe Laçi nuk funksionoi si skuadër, sidomos në aspektin mbrojtës.”

Ndeshja në “Air Albania”

“Kisha besim tek Laçi sepse kemi fituar dy ndeshje me ta 1-0 kur kam qen trajner i tyre. Tirana është shumë e fortë në “Air Albania” ku ka mbështetjen e tifozëve. Laçi duhej të kishte rezistuar të paktën në pjesën e parë. Ky është aspekti ku gabuan. Kam dyshim për Tiranën për ndeshjet në transfertë dhe të shikojmë ndeshjet me Teutën.”

Si do të ndikojë tek skuadrat kjo ndeshje?

“Tirana reagoi shumë mirë pas humbjes me Kastriotin ,tani të shikojmë Laçin. Mënyra si humbi, kapitulloi në të gjitha aspektet. Diferenca nuk është e madhe dhe çdo gjë është e hapur.”

Kukësi dhe Vllaznia

“Po gabojnë shumë dhe nuk e kanë ritmin që të shkojnë pranë titullit kampion.”

Teuta-Tirana

“Fati i Tiranës që nuk luan në Durrës pasi është një fushë asnjanëse. Presioni është tek Tirana pasi çdo ndeshje është një finale për ta,  ndërsa Teuta është më e qetë në këtë aspekt. Në raport me ndeshjet e tjera kanë pasur përmirësim si në sulm por dhe në mbrojtje. Teuta ka lojtarë me përvojë dhe eksperiencë, por e shikoj Tiranën favorite në këtë ndeshje.”

Ndeshja e ardhshme e Tiranës kundër Partizanit

“Këto vite të drejtimit të Partizanit nga presidenti Demi, nuk ka ndodhur ndonjëherë që dy derbe rresht të humbi me Tiranën. Nëse humbin dhe këtë derbi atëherë Partizani do të jetë katastrofë. Janë shumë për tu humbur, aq më tepër që kanë shumë diferencë me pikë. Partizani e kam thënë që ka investuar shumë dhe më çudit fakti që kanë ardhur lojtarë të huaj në janar dhe nuk ekzistojnë fare. Skuka është i vetmi futbollist që e ka zgjidhur ndeshjen në mënyrë individuale. Fati i tyre që e afruan në këtë moment.”

Partizani-Kukësi

“Unë kam thënë që Partizani fillon testin me Vllazninë. Janë jashtë objektivave të klubit. I shoh që bëjnë deklarata që thonë se dominojnë dhe nuk fitojnë. Ndeshja me Kukësin është shumë e rëndësishme duke patur parasysh që ata janë pjesë e sipërme e tabelës.”

Kukësi të blindoj vendin e tretë?

“Kukësi u forcua shumë në periudhën e janarit dhe rezultatet janë negative. Kanë humbur tre ndeshje. Tani me këtë ndeshje ata kërkojnë të rehabilitohen, por unë e shikoj që Kukësi do të jetë gjithmonë në luftë me Vllazninë për vendin e tretë. Kurse Partizanin e shof të vështirë të tentojë vendin e katërt të paktën.”

Vllaznia-Dinamo

“Vllaznia gjithmonë po gabon. Me Skënderbeun nuk kishin alternativë tjetër përveç fitores. E shoh favorit ndaj Dinamos.”

Kastrioti-Skënderbeu

“E bukura e kampionatit është se janë 4 skuadra në luftë për mbijetesë dhe nuk do të ketë lëshime. Janë skuadra shumë të forta. Egnatia është rritur dhe ka organikën e duhur. Kastriotin dhe Skënderbeun i shoh në një nivel përsa i përket organikës dhe performancës. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe do të vendoset nga episodet.”

Laçi-Egnatia

“Nuk do të jetë një sfidë e lehtë për Laçin pas goditjes që mori në ndeshjen e fundit. Kthimi i futbollistëve kryesorë i bën favoritë, por është dhe ana psikologjike. Egnatia është mirë dhe do të bëjë të pamundurën dhe nuk janë në presion.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura