Laboratori në Has, familjarët e të arrestuarit: Si na terrorizoi Policia

Oct 20, 2018 | 14:26
SHPËRNDAJE

Pas zbulimit të identiteteve të 3 prej të arrestuarve nga operacioni në Has, ku u zbulua një laborat i përpunimit të drogave të rënda, ka folur daja i njërit prej tyre.

laboratori

Të pyetur nga gazetarja Dorjana Bezat, familjarët thanë se ishin terrorizuar nga policia.

“Erdhën dhe arrestuan të gjithë familjen. Policia arrestoi Xhevitin sëbashku me bashkëshorten Anilën duke lënë vetëm dy fëmijët e mitur. Policia mori edhe djalin 15 vjeçar. Që prej arrestimit nuk kemi pasur asnjë kontakt me ta, fëmijët janë terrorizuar. Nëna e Xhevitit është e paralizuar dhe ka nevojë për shërbim,” u shprehën familjarët.

Të arrestuarit janë Flamur Bisho Çela, Xhavit dhe Mustaf Shuti si dhe shtetasit me inicialet V.B. e A.SH. Burime për BW bëjnë me dije se i arrestuari Flamur Bisho Çela punon prej 26 vitesh si shofer tek  zjarrfikëset në Shkodër.

Nga operacioni janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Aksioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura