Laboratori i drogës në Fier/ Berisha: Ishte fabrika e miellit numër dy pas Xibrakës. Ish-kryeministri përmend emrat e disa politikanëve: Të përgjigjet drejtësia!

Nov 25, 2022 | 12:58
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar operacionin e policise, SPAK e BKH qe zbuluan nje laborator kokaine ne Frakull te Fierit.

Sipas Berishes, “ajo ishte fabrikë e miellit numër dy pas Xibrakës”.

Berisha iu referua denoncimit te qytetarit digjital per te permendur dhe emrat e disa politikaneve, pervec kryeministrit Rama, per lidhje me laboratorin e droges.

Lidhur me zyrtarin e PS, drejtor ne OST, qe u arrestua se ne vilen e tij u zbulua laboratori, Berisha tha: “Çervenaku është një Zoto apo Mërtir në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë”.

Fjala e Berishes

A ishin apo jo të njëjtit kolumbainë? Se ishin alkimistë super specialistë kokaine që shkrinin rrobat e dinin ta nxirrnin e ta ndanin kokainë , me të cilët Olsi Rama ishte familjarë dhe një Genci Xhixha një ring lider që jeton në Kubë, djali i një militanteje të thekur të PS që punonte me Ramën, financuesi Ramës.

Atë e nxori Olsi Rama nga Shqipëria dhe ne e kemi denoncuar. Shkuan nga Xibrana në Frakull.

Ajo zonë aty është pika e mjaltit e Edi Ramën në radhë të parë. Ju i keni parë fotot pasionante me drejtorin e burimeve njerëzore të OST që i kishte dorëzuar vilën partisë për laborator, për fabrikë mielli të bardhë.

Aty nuk është vetëm Edi Rama i përmendur, janë dhe të tjerë, Gramozi, Reban Jaupi, Spiropali që përmenden nga qytetari digjital.

Por këto janë për t’u verifikuar.

Çervenaku është një Zoto apo Mërtir, në sipërmarrjen e kokainës të qeverisë. Si ishin këta për djegësat, Viktor Çervenaku është një nëpunës në ndërmarrjen e qeverisë.

E shtronte me të drejtë një qytetar digjital pyetjen se “si ka mundësi që ku shkon Taulant Balla ndërtohen fabrika mielli”. Atëherë t’i përgjgjet drejtësia se unë skam, lidhjet e tij i kam denoncuar në mënyrë të përsëritur por dhe qytetari digjital të drejtë e kishte pyetjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura