Ermal Hoxha 7 orë në Polici deri kur iu njoftua akuza, kërkoi avokat, mohoi lidhjet me trafikun

Jan 16, 2015 | 11:20
SHPËRNDAJE

Policia ne ambientet e laboratorit te droges ne Elbasan

LABORATORI I DROGES/ Për gati 7 orë Ermal Hoxha ka qëndruar në ambientet e Policisë së Durrësit. Nga ora 18:00 ku ai u ndalua në banesën e vjehrrit të tij në Lagjen 18 e deri në orën 01:00 pas mesnate, 40-vjeçari është mbajtur në policinë e qytetit bregdetar.

Aty i është komunikuar arrestimi i tij për llogari të një procedimi penal që kishin nisur Krimet e Rënda në Tiranë. Vetëm atëherë nipi i diktatorit Enver Hoxha ka kërkuar që të kontaktonte me avokatin e tij.
Në asnjë moment në Durrës Ermal Hoxha nuk ka pranuar që të kishte lidhje me grupin kriminal që u arrestua gjatë pasdites së 14 janarit.

Ndonëse nuk ka bërë asnjë rezistencë kur iu kërkua të shkonte me ta në polici, kur iu bë e njohur akuza, ai ka mohuar çdo gjë. Hoxha është transportuar pas mesnate drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje për dosjen e kokainës. Nuk bëhet e ditur dëshmia e tij e saktë, por paraprakisht deklarohet se ai vetëm ka mohuar.

Lajmin e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura