La Repubblica shkruan për përplasjet mes tifozëve në Tiranë: Incident poshtë shtëpisë së kryetarit të PD! Pronari i lokalit: Shqiptari thirri “Roma, Roma”, provokoi holandezët

May 24, 2022 | 23:58
SHPËRNDAJE

Përplasjet e regjistruara mbrëmjen e sotme në Tiranë me protagonistë tifozët e Romës dhe Feynoordit që do të përballen nesër në fushën e blertë në finalen e Ligës së Konferencave ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave italiane.

Capture

La repubblica shkruan për përplasjen e ndodhur në zonën e 9-katsheve në Tiranë ku mbeti i plagosur një 45-vjeçar shqiptar pas sherrit mes ultrasve holandezë. Në lidhje me këtë ngjarje po hetonen 9 tifozë të Feynoordit.

Megjithatë shkruan media italiane, kjo do të ishte vetëm shkëndija e parë e asaj që do të vinte më pas. Episodët e dhunës u shtrinë në të gjithë qytetin ndërkohë që tifozët endxe nuk janë qetësuar duke u nisur me shkopinj në duart drejt stadiumit. Policia ka konfirmuar se ka pasur tre incidente, në dy prej të cilave situata është përshkallëzuar në dhunë fizike, goditje me gurë mes efektivëve të rendit dhe tifozëve holandezë.

Incidente të tjera janë regjistruar edhe në zona të ndryshme të Tiranës. La repubblica shkruan se në rrugën Mustafa Matohiti poshtë shtëpisë së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha rreth 200 huliganë holandezë u përplasën me policinë duke qëlluar në drejtim të tyre me shkopinj dhe gurë.

Një tjetër incident, shkruan media italiane, ndodhi edhe para drejtorisë së Policisë së Tiranës ndërkohë që një automjet policie është shkatërruar nga goditjet e tifozëve.

Lidhur me incidentin në zonën e 9-katsheve, media italiane citon dëshminë e dhënë nga 45-vjeçari i plagosur para policisë. Ai ka deklaruar se i ka pyetur ata tifozët holandezë pse e shtynë dhe ata kanë nisur të qëllojnë me karrige.

Ndërsa pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja është shprehur se gjithçka ka nisur pasi personi që u qëllua nga tifozët nisi të provokonte turmën duke thirrur “Roma, Roma”.

“Pavarësisht tentativës sonë për të shuar gjakrat mes tre shqiptarëve, ka lindur një sherr edhe me tifozët holandezë. Ndërkohë nuk ishte holandez ai që qëlloi me karrige pas koke shqiptarin. Por miku i tij shqiptar i cili gaboi shënjestër”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura