La Gjermaninë për t’u bërë VIP në atdhe, ja djali që po çmend shqiptarët me videot e tij

Oct 21, 2017 | 22:01
SHPËRNDAJE

Më shumë se një vit më parë, shqiptarë të shumtë lanë vendin për të udhëtuar drejt Gjermanisë, në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë për veten dhe familjet e tyre. Mirëpo për Shpëtim Hajdinin, ka ndodhur e kundërta.

Siç rrëfeu ai në emisionin ‘Xing me Ermalin’, disa kohë më parë, kur filloi të merrte famë në rrjetet sociale falë videove komike që postonte, vendosi të linte Gjermaninë për t’u rikthyer në vendlindjen e tij, në Gjilan.

‘Arsyeja përse jam kthyer ka qenë sepse njerëzit kanë dashur të shohin më shumë video. Shumica e gjermanëve janë në punë kurse në Kosovë askush nuk punon!’-u shpreh me humor Shpëtimi i cili në Kosovë është shndërruar në një yll të rrjeteve sociale, prej postimit të videos së tij të parë ku shihet duke imituar një vajzë teksa kërcen.

Prej kësaj, ai ka vijuar me video të tjera komike, ku zakonisht në qendër të tyre është nëna e tij, dhe reagimet që ajo bën pasi i biri i punon rrengje nga më të ndryshmet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura