“La Gazzetta Dello Sport” zbulon ofertat për Rei Manajn

Jul 5, 2016 | 12:16
SHPËRNDAJE

Rei Manaj mund të përfundojë larg kampionatit italian në sezonin e ardhshëm, i dhënë në huazim nga Interi, ku nuk gjen dot hapësira. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta Dello Sport”, janë dy klube të cilat kanë shfaqur interesim konkret për sulmuesin shqiptar.

manaj1-470x339

Një nga këto skuadra është Eintraht Frankfurt në Bundesligë, klub i cila ka si objektiv parësor mbijetesën në elitën e futbollit gjerman, ndërsa promovon vazhdimisht lojtarë të rinj.

Kurse skuadra tjetër është ajo e Sporting Gijonit në Spanjë, e cila ka kërkuar informacione mbi huazimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar.

Ndërkaq, për Manajn kanë shfaqur interesim edhe disa klube italiane të Serisë B, por futbollisti dëshiron të mos zbresë nga kategoria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura