La Gazzetta dello Sport: Karakteristikat e veçanta të kombëtares kuqezi

Jan 14, 2016 | 23:33
SHPËRNDAJE

Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzetta dello Sport”, ka publikuar disa nga statistikat më interesantë të kombëtareve të futbollit, duke përfshirë edhe kuqezinjtë e De Biazit.

kombetarja_5559-470x436

Sipas kësaj të përditshmeje, në rreth 70 për qind të kombëtareve, futbollistët luajnë jashtë kampionatit të tyre. Rekord në këtë kategori mban Anglia. Asnjë nga lojtarët e saj nuk luan jashtë Premier Ligës. Ndërsa Italia renditet e katërta. Përjashtim bëjnë lojtarët e Bosnjës, Irlandës së Veriut dhe Senegalit, të cilët luajnë pothuajse të gjithë jashtë vendit të tyre.

Për sa i përket vendit ku kanë lindur lojtarët, gazeta italiane e ka renditur Shqipërinë në një kategori të veçantë bashkë me Algjerinë. Të dy këto vende thuhet se kanë të dhëna të veçanta për sa i përket lojtarëve të lindur jashtë. Shqipëria kap shifrat e 43.3 për qind, ndërsa Algjeria renditet në shifrat e 40 %.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se nga 30 lojtarë të Kombëtares shqiptare të futbollit, 17 janë lindur jashtë Shqipërisë (7 në Zvicër, 7 në Kosovë, 1 në Norvegji, Gjermani dhe Maqedoni). Por shton se janë gjithsej 14 nacionale që kanë pothuajse 5 lojtarë në formacionet e tyre që kanë lindur jashtë shtetit amë.

Kombëtarja italiane përmendet bashkë me atë Çeke si dy përfaqësueset që nuk kanë një lojtar poshtë moshës 22-vjeçare në formacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura