Kylie Jenner shet më shumë se gjysmën e aksioneve, shton 600 milionë dollarë në llogarinë e saj bankare

Nov 19, 2019 | 16:18
SHPËRNDAJE

Sipërmarrësja më e re në moshë, Kylie Jenner ka shitur më shumë se gjysmën e aksioneve të kompanisë së saj të kozmetikës duke shtuar në llogari bankare 600 milionë dollarë.

Kompania Coty ka blerë 51 % të aksioneve duke e vlerësuar kompaninë 1.2 miliardë dollarë.

Kylie theksoi se nuk zotëron më shumicën e aksioneve por nuk do të mungojë puna nga ana e saj për zhvillimin e produkteve kozmetike.

“Jam shumë e lumtur që po bashkëpunoj me Coty për të arritur edhe më shumë fansa të Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin në botë. Partneriteti do të më lejojë mua dhe stafin tim të fokusohemi te krijimi dhe zhvillimi i produkteve teksa brandi bëhet më i fuqishëm ndërkombëtarisht.” tha ylli i “Keeping Up ëith the Kardashians”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura