Panorama Plus/ Kylian Mbappé po kalon një periudhë absolutisht të ‘çmendur’.
Ylli i ‘Bluve’ është në një pikë kthese në karrierën e tij dhe së fundmi i është dashur të zgjidhë mes qëndrimit në klubin e tij aktual, Paris Saint-Germain dhe largimit drejt Real Madrid. Një zgjedhje e vështirë, por më në fund sulmuesi 23-vjeçar vendosi të qëndrojë edhe tre vite në klubin e vendlindjes.
Pasi u shfaq mbrëmjen e djeshme në tapetin e kuq e u pa në shoqërinë e yjeve si Leo DiCaprio, Eva Longoria etj. sot ai është fotografuar në plazh me disa miq në shoqërinë e disa vajzave seksi. Numri 7 i PSG shihet në momente të nxehta duke qeshur e mbajtur në krah bukuroshet.
Identiteti i tyre nuk është zbuluar ende nga mediat, por pushimet e Mbappé janë gjithmonë të tilla, të çmenduara, në plazh me vajza seksi.
Mbappé tronditi Realin të shtunën e kaluar duke firmosur kushtet e reja për të qëndruar në ‘Parc des Princes.’ “Dua të njoftoj se kam zgjedhur të zgjas kontratën time me Paris Saint-Germain, dhe sigurisht jam i kënaqur. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem në një klub që ofron gjithçka të nevojshme për të performuar në nivelin më të lartë. Jam gjithashtu i kënaqur që vazhdoj të luaj në Francë, vendi ku kam lindur, ku jam rritur dhe ku kam bërë emrin tim. Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaifi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin e tij. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj të gjithë tifozët e Paris Saint-Germain, si në Francë ashtu edhe në mbarë botën, për mbështetjen e tyre, veçanërisht në muajt e fundit. Së bashku, krah për krah dhe ambicioz, do të bëjmë magji në Paris.”- tha ai gjatë deklaratës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al