Ky vend heq kufizimet e pandemisë dhe rihap ekonominë tre javë para zgjedhjeve parlamentare

Mar 8, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

covidIzraeli ka rihapur pjesën më të madhe të ekonomisë dielën. Sipas mediave të huaja, vendi i Lindjes së Mesme ka vaksinuar gati 40% të popullsisë së tij në pak më shumë se dy muaj.

Lehtësimi i kufizimeve vjen pas muajsh mbyllje dhe më pak se tre javë para zgjedhjeve të katërta parlamentare të vendit në vetëm dy vjet.

Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu miratoi lehtësimin e kufizimeve të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë rihapjen e aeroportit kryesor ndërkombëtar për një numër të kufizuar të pasagjerëve që vijnë çdo ditë.

Baret dhe restorantet, sallat e ngjarjeve, ngjarjet sportive, hotelet dhe të gjitha shkollat fillore dhe të mesme mund të rihapen me disa kufizime në vend për numrin e njerëzve të pranishëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura