Ky test i thjeshtë zbulon rrezikun për të vdekur në 10 vitet e ardhshme! Ja çfarë duhet të dini

Jun 21, 2022 | 16:38
SHPËRNDAJE

Një test i thjeshtë balancimi ka arritur të zbulojë rrezikun e vdekjes tek qytetarët në 10 vitet e ardhshme.

stervitje

Persona që nuk janë të gjendje të arrijnë me sukses testin, kanë dyfish shanse të vdesin në moshë më shpejt.

Një grup shkencëtarësh nga Britania e Madhe, SHBA-të, Australia, Finlanda dhe Brazili kanë kanë marrë në studim 1702 personave. Pjesëmarrësit e këtij studimi  ishin brazilianë të bardhë.

Ata i përkisnin grupmoshës 51 deri në 75 vjeç, të cilët u mbikëqyrën nga studiuesit përgjatë viteve 2008 deri në 2020.

Në fillim të studimit, pjesëmarrësve iu kërkua të qëndronin në njërën këmbë për dhjetë sekonda pa u mbështetur diku, raportoi The Guardian.

Atyre iu kërkua që të mbështetnin shputën e njërës këmbë në pjesën e pasme të këmbës tjetër dhe t’i mbanin krahët drejt duke shikuar përpara.

Një e pesta e tyre dështoi në test, edhe pse iu dha mundësia që ta përsërisnin 3 herë.

Gjatë periudhës 12-vjeçare të këtij studimit, 123 njerëz ndërruan jetë për shkaqe të ndryshme.

Studiuesit dolën në përfundimin shokues, se ata që nuk kishin qenë në gjendje të balanconin qëndrimin e tyre kishin më shumë gjasa të kishin vdekur.

Paaftësia për të qëndruar pa mbështetur në njërën këmbë për 10 sekonda u shoqërua me një rritje prej 84 për qind të rrezikut të vdekjes, nga cilido shkak.

Ky përfundim u arrit pas përllogaritjes së faktorëve të tjerë që ndikojnë në rrezikun e vdekjes, si gjinia, mosha dhe kushtet shëndetësore.

Por të gjithë pjesëmarrësit ishin brazilianë të bardhë, ndaj zbulimi mund të mos vlejë për të gjitha etnitë.

Shkencëtarët thanë se “testi i balancimit prej 10 sekondash jep informacione të dobishme në lidhje me rrezikun e vdekshmërisë tek burrat dhe gratë e moshës së mesme dhe të moshuar”.

Balancimi bëhet më i vështirë kur dikush plaket, pasi nuk kërkon vetëm forcë muskulore, por koordinim, shikim dhe një tru që mendon shpejt.

Duke pasur parasysh këto gjetje, studiuesit, të udhëhequr nga mjeku Claudio Gil Araujo, besojnë se duhet të jetë një test i standardizuar.

Mjeku Gil Araujo dhe kolegët e tij  kanë realizuar gjithashtu më parë një eksperiment të tillë. Aftësia për t’u ulur dhe më pas për t’u ngritur nga dyshemeja është një tjetër parashikues i fortë i rrezikut të vdekjes tek njerëzit e moshuar, pasi ky test zbulon aftësinë muskulo-skeletore të një personi.

Pjesëmarrësit u vlerësuan nga 1 deri në 10 pikë në bazë të asaj se sa lehtë mund të ngriheshin nga dyshemeja me mbështetje minimale, si për shembull një dorë.

Një rezultat prej pesë pikësh merret nëse mund të uleni në dysheme pa ndihmë.

Pesë pikë të tjera arrihen nëse mund të ktheheni në ngriheni në këmbë pa përdorur njërën dorë, gjurin, parakrahun apo ndonjë diçka tjetër për tu mbështetur.

Një pikë zbritet për çdo mbështetje që ju nevojitet për të kryer ushtrimin, si p.sh. (vënia e duarve në gjunjë ndërsa ngriheni lart).

Krahasuar me ata që arritën tetë ose më shumë pikë, njerëzit që shënuan nën tetë pikë kanë dy herë më shumë gjasa të vdisnin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura