“Ky taksirat na ka zënë, zbulime të tilla vetëm Lulzim Basha di të bëjë”, Manja flet për audiopërgjimin

Aug 29, 2018 | 14:40
SHPËRNDAJE

Kur kane kaluar 24 ore nga publikimi i nje audio pergjimi ne te cilin degjohet biseda e ish kreut te KQZ Denar Biba me gjyqtarin shqiptar në Strasburg Ledio Bianku, fjalet e te cilit thuhet se jane shantazh qe ai te ndikoje ne favor te qeverise shqiptare per ceshtjet e pronave ne kete gjykate, ka reaguar Partia Socialiste, e cila permes deputetit Ulsi Manja, e konsideron qesharake audion.

ULSI Manja

“E djeshmja është prova më e sigurt, e asaj që thonë, kur mendon se opozita preku fundin, s’ke parë gjë akoma. I shantazhuari Ledio Bianku që s’ka asgjë në dorë në Strasburg, paska heshtur për 4 vjet me radhë. Denar Biba, shantazhuesi, u zbulua nga Lulzim Basha pas 4 vjetësh, ndërkohë që ai ka qenë i zbuluar që ditën e parë si anëtar i delegacionit shqiptar në Strasburg.

Zbulime të tilla vetëm Lulzim Basha di të bëjë. Lulzim Basha bën atë që di të bëjë më mirë, të zhytet thellë e më thellë. Ky taksirat na ka zënë si mazhorancë”, u shpreh deputeti Ulsi Manja.

Në audio-regjistrimin pretendohej se ishte ushtruar shantazh ndaj gjyqtarit Ledio Bianku në Strasburg për çështjen e pronave të qytetarëve shqiptarë. Dje reagoi edhe vet Denar Biba, duke pranuar takimin me Ledio Biankun, por sqaroi se me të ai është mik dhe biseda e tyre që dëgjohet është e paplotë dhe është shtrembëruar realiteti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura