Ky shtet po përballet me valën e tretë të koronavirusit, ja çfarë thotë kryeministri

Apr 7, 2021 | 10:38
SHPËRNDAJE

kanada4333

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se vendi i tij po përballet me valën e tretë të infektimeve me koronavirus.

“Në të gjithë botën, vendet po përballen me një valë të tretë, shumë serioze, të kësaj pandemie. Dhe tani, edhe Kanadaja”, tha Trudeau në një konferencë për media.

Sipas autoriteteve kanadaze, shtrimet në spital po rriten me shpejtësi ditet e fundit dhe spitalet po shohin mbingarkese ne repartet e kujdesit intensiv.

Kanadaja ka pasur mesatarisht 5,200 raste të reja me koronavirus në ditë, gjatë javës së kaluar.

Ontario – provinca më e populluar e këtij vendi – është vendosur nën izolim të pjesshëm gjatë fundjavës, por disa zyrtarë lokalë të shëndetësisë kanë bërë thirrje për kufizime më të forta.

Nderkaq, Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 30 milionë raste dhe mbi 556,000 viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura