‘Ky ishte pushkatim pa gjyq’, Patozi komenton votat e PD-së pro Ruçit: Na ranë tre dëshmorë

Sep 18, 2017 | 21:54
SHPËRNDAJE

Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Top –Story”, është shprehur se kërkon legjitimimin e nismës së demokratëve të cilët u lanë jashtë zgjedhjeve të 25-qershorit. Ai u shpreh që nuk priste shkarkim nga Basha, por nga demokratët. Ndërsa nuk ka lënë pa komentuar dhe rrjedhjen e votave të PD-së, që shkuan pro Ruçit si kryetar Kuvendi.

“Ne duam që të legjitimojmë nismën tonë. Nëse Berisha do të thotë që jam kundër kësaj alternative dhe ne do ti kundërpërgjigjemi” u shpreh Patozi.

Po Berisha pse nuk u mbrojti kur Basha iu la jashtë listave?

Nuk kam poritur mbrojtjen e askujt. Ne nuk kemi pasur nevojë për keqardhjen e askujt. Unë nuk kam asgjë kundër Bashës, por ne prisnin që të na shkarkonin demokratët dhe jo Basha për humoret e tij. Ky ishte pushkatim pa gjyq.

Por nga ana tjetër ne patëm një shfaqje të shëmtuar në Kuvend, se na ranë tre dëshmorë që ditën e parë. Çfarë po bëjnë sot? Sot po themi që po merremi seriozisht për çështje e zgjedhjeve të lira.

Shpërthen Patozi: Kjo është alternativa që i ofrojnë kritikët Bashës për të dalë nga kriza

I ftuar në emisionin “Top-Story”, Astrit Patozi, ka komentuar intervistë e dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha, pak ditë më parë në emisionin “Fakt”. Sipas Patozit, në atë intervistë Berisha ka thënë disa të vërteta që duhet ti kishte thënë më parë.

patozi

Nga ana tjetër Patozi ka theksuar se zgjidhja e vetme për përfaqësimin e PD-së është njohja e një alternative brenda kësaj partie që do ngrihet nga kritikët e Bashës.

“Në atë intervistë u thanë disa të vërteta. Por këto të vërteta duhet të ishin thënë më parë.

Për çfarë ka vlerë kjo intervistë? Së pari Basha dhe lideri i PD-së Sali Berisha, është se të dy ata pranojnë faktin se PD është në krizë përfaqësimi. Kjo sepse ata që janë aty janë përfaqësues së Bashës. Kjo është ajo që duhet diskutuar. Diskutimi për listën Basha kishte vlerë për aq kohë sa ajo u zgjedh dhe shkoi në zgjedhje.

Në çastin që kjo listë u votua ky debat u mbyll. Nëse PD do të fitonte zgjedhjet në atë listë unë do ti shtrëngoja dorën Bashës”, tha Patozi.

Ka pasur një dualizëm në përfaqësimin e PD-së?

Po ka qenë Basha, por Berisha ka qenë një hije e fortë. Por duhet të themi që të gjitha ato që ka thënë Berisha, janë akuza të rënda për Bashën.

Por nëse do të ketë një zgjedhje është fakti se Basha duhet të njohë të gjithë ata kritikë demokratë, të cilët do të hapin një front të ri.  Ai duhet ta njohë si alternativë dhe ta provojë. Kjo do të jetë një alternativë brenda PD-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura