Ja vendimi i Apelit, që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë për 21 Janarin

Apr 25, 2016 | 22:05
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë rrëzoi sot rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, për “21 Janarin”, për dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon, duke mospranuar të nisë gjykim për çështjen.

21janari3Burime të “Panorama.al” thanë se Kolegji Penal i gjykatës supreme është mbledhur të premten, por vendimi u mor ditën e hënë në mëngjes.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, të cilin “Panorama Online” do ta publikojë të plotë në këtë artikull.

Vendimi në fjalë dënoi me 1 vit burg, Ndrea Prendin, kreun e Gardës së Republikës, i cili vrau Faik Myrtajn, si edhe me tre vjet burg gardistin Agim Llupo, për vrasjen e Ziver Veizin.

Por në të dyja rastet, Gjykata argumenton në vendimin e saj se nuk është provuar që Prendi dhe Llupo i kanë kryer me dashje vrasjet. Ndaj ato u cilësuan si vrasje nga pakujdesia.

21 Janari, vendimi i Apelit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura