Ky është vendi që hyn për herë të parë në bllokim për shkak të koronavirusit

Jan 23, 2022 | 7:21
SHPËRNDAJE

Kiribati-1-780x439Vendi i largët ishullor Kiribati, ka hyrë në bllokim pasi pasagjerët në fluturimin e parë ndërkombëtar në 10 muaj rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas masave të reja, njerëzve iu është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe tubime shoqërore janë të ndaluara, raporton BBC.

Rreth 36 persona në fluturimin nga Fixhi kanë rezultuar pozitivë. Katër persona janë infektuar me virusin nga transmetimi brenda komunitetit.

Deri javën e kaluar, Kiribati kishte regjistruar vetëm dy raste me COVID-19.

Kiribati është një nga ishujt më të izoluar në botë. Ai është rreth 4,800 kilometra nga kontinenti i saj më i afërt, Australia.

Të martën, qeveria konfirmoi se 36 nga 54 pasagjerët kishin rezultuar pozitivë. Në një postim në Facebook thuhet se të gjithë pasagjerët aktualisht janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësorë.

© Panorama.al

Te lidhura