Ky është vendi i parë në botë që do të ndalojë përfundimisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Apr 14, 2021 | 16:36
SHPËRNDAJE

Danimarka bëhet vendi i parë në botë që do të ndalojë përfundimisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

vaksina astrazeneca gjermani

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Bordit Kombëtar të Shëndetësisë, Soren Brostrom, ndonëse vetë Agjencia Daneze e Barnave e konsideron vaksinën efektive dhe të sigurt.

Ky vendim i ekspertëve të shëndetësisë në Danimarkë ka ardhur pasi ekzistojnë një numër qytetarësh që janë vaksinuar me “AstraZeneca” dhe janë sëmurur, duke pësuar mpiksje gjaku.

Ish- drejtori i Statens Serum Institut për shumë vite, Nils Strandberg Pedersen ka thënë: “Unë prisja të hiqja vaksinën e AstraZeneca, ose ndoshta vetëm t’ua jepja të moshuarve. Njeriu përballet me detyrimin e vaksinimit të të rinjve tani dhe atje duhet të thuhet se rreziku i gjetjes së rasteve të mpiksjes së gjakut dhe gjakderdhjes është mjaft real. Prandaj, ka kuptim të jesh tepër i kujdesshëm dhe të mos përdorësh vaksinën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura