Ky është shqiptari të cilit i bëri “gropën” qeni me emrin “Wincent”

Apr 30, 2016 | 7:41
SHPËRNDAJE

Ai po ecte krejt i pa shqetësuar drejt stacionit të trenit. Ndërsa po priste biletë në makineri, qeni i antidrogës hyri në aksion.image

Kaq ka mjaftuar që shqiptari të niste të ulërinte si i çmendur. Pas kontrollit në pranga përfundoi, Gentian Xhaferi.

Ngjarja ka ndodhur në Padua, ku 40-vjeçari u ndalua për kontroll ndërsa po priste biletë udhëtimit.

Por kur mësoi që qeni “Wincent”, kishte diçka më te dhe policia e ndaloi për kontroll, shqiptari humbi qetësinë.

Në çantën e tij u gjetën nëntë kg marijuanë, ndërsa në xhepin e xhaketës kishte 400 euro.

Policia po kryen verifikime për telefonatat dhe mesazhet që ka shkëmbyer shqiptari për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura