Ky është shqiptari që mbeti i vrarë me armë zjarri në Athinë, dy djemtë janë plagosur rëndë (Emrat)

Jan 12, 2021 | 17:49
SHPËRNDAJE

Ky është shqiptari që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e djeshme në Athinë. Ai doli përpara djemve të tij dhe mbeti i vrarë gjatë një atentati të mirë-organizuar.

Edmond-Llangozi1

Një ditë më parë, mediat greke shkruanin se kanë humbur jetën dy persona, por sot thonë se ka mbetur i vdekur vetëm shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy djemtë e tij, përkatësisht 28 dhe 22 vjeç, , Anxhelo e Mihal Llangozi.

Të tre burrat vrapuan në një kafene në zonë, ndërsa autorët e krimit vazhduan të qëllonin, duke plagosur edhe një kamarier 18 vjeçar.

Në vendin e ngjarjes u gjetën edhe 7 gëzhoja.

Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet. Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”. Policia ka nisur një ndjekje për të gjetur dhe arrestuar autorët.

-640-0-5ffd989b6feb7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura