Ky është shqiptari nga Durrësi që humbi jetën në aksidentin në Itali

Sep 22, 2017 | 9:18
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka identifikuar të riun shqiptar 28 vjeçar, banues në San Giusto, i cili mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor ditën e djeshme. Ai quhet Klodjan Kërtalli, personi që shihni në foton më poshtë.

kertalli-klodjan-170920-2

Shqiptari nga Durrësi ishte i martuar dhe kishte dy vajza të mitura, teksa sipas mediave italiane, në zonën ku jetonte gëzonte respekt të madh.

Shqiptari mbeti i vdekur pasi mjeti me të cilën udhëtonte u përplas me një furgon, dhe u shkatërruar plotësisht.

Janë të shumta mesazhet e solidaritetit dhe mbështetjes që ka marrë nga të njohurit dhe të afërmit gruaja e tij pas fotos së profilit me shiritin e zi që ka vendosur në FB.

mortale-kAzH-U1101219802708sZF-1024x576@LaStampa.it

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura