“Ky është Shengeni rajonal”, Rama zbulon për herë të parë arsyen pse u bllokua prej vitesh tregu i përbashkët elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë

Dec 14, 2020 | 11:19
SHPËRNDAJE

edi rama

Merr jetë nga sot, tregu i përbashkët elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, një projekt i nisur 10 vjet më parë, për të cilin kryeministri Edi Rama zbuloi sot arsyen që e bllokoi zbatimin e saj për vite me radhë.

Sipas shefit të qeverisë, vetoja e Serbisë për të njohur pavarësinë e rrjetit të transmetimit të Kosovës ka qenë arsyeja pse pas përfundimit të projektit në vitin 2016, ai nuk mori jetë.

Për zgjidhjen e këtij ngërçi, Rama ia atribuoi meritat të ashtuquajturit Shengeni Ballkanik dhe iu përgjigj të gjithë kritikëve.

U desh viti 2014 që qeveria jonë të fillonte zbatimin e këtij projekti madhor dhe e mbyllëm në 2 vjet, 2016.

Sot jemi 4 vite pas përfundimit të plotë të projektit, kam qenë i pranishëm me Isa Mustafën kur kemi lajmëruar përfundimin e projektit dhe linja nuk u vu në punë, për arsyen që duhet thënë sot dhe që mbase u shërben atyre që në mënyrë të verbër kundërshtojnë përpjekjen tonë të vazhdueshme për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së rajonit.

Vetoja e Serbisë, ishte arsyeja e linja mbeti peng i një formaliteti, në kushtet e mungesës së një vullneti politik.

Kosova për 4 vjet s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjeti evropian i transmetimit se pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës me kusht që të mbetej përsëri i varur nga Serbia.

Ky është Shengeni rajonal. E përsëris, ky është Shengeni rajonal.

Kështu zgjidhen problemet që kanë rëndësi shumë të madhe e mbeten peng i fjalëve të mëdha, sherreve të mëdha që ka penguar shqiptarë të shohin përtej hundës së tyre.

Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon, e duke njëhsuar qasjen me ndihmën e mbështetjen e BE dhe SHBA sa i përket të ardhmes së rajonit ta heqim atë veto e të marrim mbrapsht këtë për të cilën sot jemi mbledhur, hapjen e vënien në funksion të këtij projekti që sic e thoshte paraardhësi im është një prej projekteve më të mëdha mes dy shteteve tona”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura