“Ky është shansi i shqiptarëve nëpër botë për të ndihmuar njerëzit tanë”- Bebe Rexha dhe Presidenti Meta në Ishëm: Kushte të vështira, por jo pa shpresë

Dec 2, 2019 | 16:37
SHPËRNDAJE

Sikurse kishte premtuar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri, për t’i qëndruar pranë dhe për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti tragjik.

E shoqëruar nga Presidenti Ilir Meta, këngëtarja ishte sot në Bizë të Ishmit, ku shumë njerëz kanë humbur banesat e tyre.

5c8c61a5-d999-448c-9e15-3533ddffb651

Ndërsa e falënderoi Bebe Rexhën për ndihmën, Presidenti Meta tha se situata është e vështirë, por jo e pa shpresë.

I jam shumë mirënjohëse Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksin mjaft konkret për të qenë pranë disa komuniteteve më të prekura, mbi të gjitha për sjellë në vëmendje këtë tragjedi përballë opinionit ndërkombëtar. Shumë faleminderit Bebe për këtë solidarit dhe krenari që ndjen që je shqiptare dhe që je me ne në momente shumë të vështira që nuk i kishim përjetuar prej shumë kohësh. Jemi në kushte të vbështira, por jo pa shpresë”, tha Presidenti Meta.

Ndërsa këngëtarja e famshme tha se ky është shansi i të gjithë shqiptarëve nëpër botë për të dhënë kontributin e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti që të rindërtojnë jetën e tyre.

Jam shumë krenare që janë shqiptare dhe jam shumë  e lumtur që po ndihmojë një tjetër familje. Kjo do të jetë shtëpia e dytë që do të ndërtojmë. Ne jemi shumë të fortë, dhe dua të them edhe njëherë për të gjithë shqiptarët në botë ky është shansi juaj për të ndihmuar njerëzit tanë që të rindërtojnë jetën e tyre, çdo gjë sado e vogël ndihmon. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Bebe Rexha.

d7e0b2e5-bf8c-4dd6-9fe5-4ea3e33354a0 cf4a187c-8deb-4fb4-9a25-eee1c962ade3 c052aeb1-02dd-44d6-9ff5-1c29134203d6 c052aeb1-02dd-44d6-9ff5-1c29134203d6 (1) c6cd4daf-87b0-4aed-9aee-8fc72a4f3ce9 b28ee0c8-50c3-4313-b342-9466e6415b71 af137ed7-c7fa-4f31-9d39-884b308201fa a6d54eda-fb71-4323-8037-e06bc8f6ead0 54270eca-c4c6-4bcc-906c-e18c9de4dc22 15a2fe19-e736-4dee-b019-0c92053c1b96 2fb4fe51-f207-4d42-9d2c-d5ce890ceaae 1c4bc5b3-f7a8-4d0b-a6ea-1b40eb680344

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura