“Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën”/ Ambasada amerikane reagon pas…

Dec 16, 2020 | 18:44
SHPËRNDAJE

Teksa Serbia ndërpreu lidhjen energjetike me Kosovën, ambasada amerikane në Tiranë e konsideron si moment historik faktin që Shqipëria dhe Kosova kanë vënë në funksion linjën e transmetimit prej 400 KW.

1590C80A-464C-4BE7-B008-26FFB12F37AA_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s

Kjo i hap rrugë tregut të përbashkët të energjisë midis dy shteteve, ndërsa i hap rrugë integrimit në tregun rajonal të energjisë.

Postimi i plotë:

Përgëzojmë Shqipërinë dhe Kosovën për funksionimin e bllokut të përbashkët të kontrollit Shqipëri-Kosovë dhe linjës së transmetimit të energjisë 400 KW që lidh të dy vendet.

Ky është një moment historik për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa ato ecin përpara në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë elektrike, i cili pritet të ofrojë energji më të besueshme dhe të përballueshme për shtëpitë dhe bizneset në të dyja vendet, si dhe të përmirësojë sigurinë e energjisë.

Mbështetja nga USAID po ndihmon të dyja vendet ndërsa ecin drejt integrimit në tregun e energjisë rajonale dhe atë të Bashkimit Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura