“Ky është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes”, Manastirliu flet për shqetësimin e madh dhe paralajmëron: Nëse gjërat vazhdojnë me këtë tendencë…

| 14:00
SHPËRNDAJE

manastirliu

Duke ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu kërkoi nga qytetarët respektimin e rregullave për të mos u kthyer në gjendjen e mëparëshme.

“Ekspertët tanë e kanë thënë që në kryer të herës. Faza e lehtësimit merr kuptim vetëm nëse shoqërohet me një ulje të qëndrueshme të numrit të infektimeve. Plani i lehtësimit të masave varet vetëm nga bashkëpunimi me ju. Është e vërtetë që ndëshkimet nuk janë zgjidhja, por është po aq e vërtetë se nuk mund të penalizohet një popull i tërë nga një pakicë, veprimet e së cilës mund të shkaktojnë dëme të pallogaritshme”, tha Manastirliu.

Duke deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbështet planin e hapjes dhe lehtësimin e masave, Manastirliu deklaroi se nëse do të vijojnë rritje të rasteve, sipas skenarëve, mund të përdoren frenat e emergjencës.

“Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes”, tha Manastirliu.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

2 KOMENTET

  1. NA MBUSHI MENDJEN KJO KURVA. HAJDUTE MUTIT KETU TE GJITH NJERZIT JAN TE INFEKTUAR DHE PO E KALOJN NE FORM GRIPALE PIR KJO DO QE NJERZIT TI MBAJN MBYLLYR QE KETA HAJDUTET ME NE KRYE JETE KURVEN TE BEJN ÇA DUAN KJO BASHKE ME KETA MJEKET E SHKERDHYER QE JAN VEGLA TE ESKOBARIT RAMA GENJEJN DHE MASHTROJN POPULLIN

  2. Nuk ka me bukur se kur ndihesh i dashur nga qeveria( ta mbyllin dhe të vazhdojnë të na ushqejnë)

Comments are closed.