“Ky është krim”, deputeti i PD tregon situatën në QSUT: Është bllokuar…

Apr 19, 2018 | 17:51
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Tritan Shehu, përmes një postimi të bërë në profilin e tij social të Facebook ka denoncuar se prej një muaji në QSUT  është bllokuar pothuajse tërësisht realizimi i ekzaminimeve klinike e biokimike, për mungesë materialesh konsumi.

“Dhe kjo ndodh kur miliona euro vazhdojne paguhen ne menyre abuzive per te ashtuquajturin Check app, pa asnje vlere klinike ky e me numer nje qytetaresh, qe e realizojne ate, gjithmone edhe me te vogel!”, shkruan ai.f48a7d16-754f-420c-8730-867250bffe96Postimi i plote:

I gjithe sistemi yne laboratorik mjekesor ne kolaps te plote.
Prej mbi nje muaj edhe ne QSUT eshte bllokuar pothuajse terresisht realizimi i ekzaminimeve klinike e biokimike, per mungese materialesh konsumi.
Cdokush qe njeh sado pak mjekesine e kupton se kjo do te thote bllokim te aktivitetit spitalor e mjekesor ne terresi.
Numri i rasteve kur mund te kryhen keto ekzaminime po zvogelohet cdo dite, duke prekur tashme edhe urgjencen mjekesore.
Ne nje kohe kur gama e ekzaminimeve tona laboratorike duhej rritur disa here nga sa eshte sot, jo vetem per QSUT kjo, bllokohet edhd kryerja te atyre pak, qe realizoheshin deri me sot.
Nga ana tjeter ne OSUT vonimi i pergjigjeve anatomo patologjike ka arritur ne periudha rekord, ne mbi dy muaj nga koha e marrjes se materialit.
Keto probleme pa dyshim prekin rende cilesine e diagnostikimit e mjekimit ndaj pacienteve, ose i detyrojne ata qe me shpenzimet e tyre t’i drejtohen institucioneve private.
Nje gjendje e tille pa asnje dyshim mund te quhet kolaps i te gjithe sistemit tone shendetesor se bashku me “shendetesine falas”, qe eshte harruar tashme.
Dhe kjo ndodh kur miliona euro vazhdojne paguhen ne menyre abuzive per te ashtuquajturin Check app, pa asnje vlere klinike ky e me numer nje qytetaresh, qe e realizojne ate, gjithmone edhe me te vogel!
Ne cdo vend demokratik ku respektohen te drejtat themeltare te njeriut, kjo gjendje qe ve ne rrezik shendetin e jeten e pacientit a qytetarit, do te perbente nje krim penal!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura