Ky është dallimi Shqipëri-Serbi: Cana bëri 800 km dje, Ivanovic nuk lëvizi nga vendi

Apr 18, 2015 | 7:29
SHPËRNDAJE

Kapiteni i kuqezinjve udhëtoi mbi 800 km dje për të dëshmuar në Lozanë, përderisa Branislav Ivanovic u paraqit vetëm nga Londra, raportojne mediat e Kosoves. 

Cana gjate ndeshjes Serbi-Shqiperi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, tregoi edhe njëherë se është një kapiten i vërtete.

Loriku dje ka udhëtuar rreth 800 km për të dëshmuar në Lozanë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Ai së pari udhëtoi me avion deri në Lyon, prej ku mori një makinë për të shkuar në Lozanë.

Për dallim nga Cana, kapiteni i Serbisë, Branislav Ivanovic nuk u mundua fare për këtë seancë. Ai dha një dëshmi kontradiktore përmes Skype nga Londra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura