Ky është Bledari, shijaksi që ndërmjetësonte shitjen e heroinës (video)

Dec 15, 2017 | 12:36
SHPËRNDAJE

Leonidha Musaj/ Ky që shihni në videon më poshtë është Bledar Tahiri, 39 vjeçari banues në Shijak, i cili u arrestua në flagrancë në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Bridge”.

Operacioni nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Durrës, të cilët goditën një rast të drogave të forta dhe sekuestruan heroinë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

• E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;
• E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;
• L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 14.12.2017, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar, në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doza.

• një peshore elektronike;

•një aparat telefoni celuar.
Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit i’a blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

• ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura