Ky është 42-vjeçari që u qëllua për vdekje nga bashkëshortja, çfarë ndodhi para ekzekutimit

Jun 17, 2018 | 21:35
SHPËRNDAJE

ELVIS HILA/ Ky është viktima i cili humbi jetën pasi u qëllua 4 herë më pistoletë nga bashkëshortja e tij, ditën e sotme në Milot.

viktima

Sipas policisë, krimi në familje dyshohet se ka ardhur si pasojë e një sherri për xhelozi.

Mësohet se bashkëshortja, Violeta, është rrëfyer pas krimit, duke thënë se burri i saj, Kujtim Donaj 42 vjeç, ishte shumë xheloz. Kjo ka shkaktuar debate të vazhdueshme mes tyre, por pavarësisht këtyre sherreve, sipas policisë nuk ka pasur asnjë denoncim prej tyre.

Pak para vrasjes, burri kishte shkuar me herët në Milot dhe po nxirrte rrobat për tregti. E pikërisht në atë moment i është afruar gruaja dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Në momentin e ngjarjes ajo shoqërohej nga kunata e saj, e cila ka mbetur e tmerruar pas skenës së krimit.

FOTO/ Kush ishte gruaja që qëlloi 4 herë me pistoletë bashkëshortin në Milot

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja që ndodhi sot Milot, ku 35-vjeçarja Violeta Donaj ezkekutoi me pistoletë bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, pak para ngjarjes mes burrit dhe gruas ka pasur një debat, dhe më pas gruaja ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.

Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet nga vendi i krimit, por është kapur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua edhe arma e zjarrit.

“Panorama” ka siguruar dhe një foto të gruas që qëlloi sot në mëngjes mbi bashkëshortin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura