“Ky djalë do të ma shpërthejë zemrën”, Klea Huta i këndon djalit të saj dhe reagimi i tij nuk duhet humbur

Aug 10, 2020 | 15:07
SHPËRNDAJE

Klea Huta së fundmi është bërë nënë, teksa bashkë me këngëtarin e njohur Elgit Doda, mirëpritën djalin e parë, të cilin e quajtën Krid.

KLEA HUTA3

Edhe pse ende nuk e ka publikuar portretin e të voglit, fotot me Krid nuk kanë munguar.
Këngëtarja na tregoi sot se sa i adhuron ai ninullat që prindërit i këndojnë.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj në Instagram, Klea dëgjohet në sfond teksa i këndon Krid. Videoja nuk ka pamje të filmuara, por në sfind mund të dëgjohet lehtë e qeshura e të voglit, i cili duket se i shijon shumë momentet kur prindërit i këndojnë.

Në të ajo shkruante: “Ky djalë do të ma shpërthejë zemrën. Ai e dashuron kur mami dhe babi i këndojnë”.

KLEA HUTA2

Me ardhjen në jetë të Krid në fillim të muajtit qershor, Klea nuk ka nguruar të ndajë edhe vështirësitë që ka hasur gjatë shtatzënisë, si dhe pasiguritë që ka ndjerë. Në një postim ajo shkruante:

KLEA HUTA1

“Një nga pasiguritë më të mëdha që kam patur kur isha shtatzënë, ishte se sa do ndryshonte jeta ime, nëse do kisha kohë të kujdesesha për veten ose të mendoja për projekte të reja. Ccuditërisht, pasi kam lindur jam motivuar më shumë, për t’u kujdesur për veten, për të menduar se ccfarë qëllimesh kisha dhe si do i arrija dhe kam pasur më shumë energji pozitive për të nxjerrë më të mirën e vetes time! Si ka qenë eksperienca juaj pas lindjes?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura