Ky dialog do të shkojë përtej Reformës? Gjiknuri nuk përjashton mundësinë: Mbetet për t’u parë …

Jan 14, 2020 | 14:45
SHPËRNDAJE

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat, pas tryezës së takimit me bashkëkryetaren Rudina Hajdari dhe dy të mandatuarit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili la të hapur mundësinë për një dialog përtej reformës, por kjo mbetet për t’u parë.

gjiknuri

Gjiknuri e vë theksin tek përfshirja e opozitës jashtëparlamentare në Komision, ndërsa i pyetur për kthimin e opozitës në Kuvend tha se nuke di se si mund të ndodhë kjo.

Prononcimi i Gjiknurit:

Gjiknuri: Opozita jashtëparlamentare të përfshihet në komision, me qëllim arritjen e një produkti të dakordësuar. Ne do të përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR që do i kërkojmë të vijnë në Tiranë, që të adresohen çështjet ku palët ndahen. Me pak fjalë është ajo që kemi nisur dhe ajo që kemi thënë me kohë.

Komisioni i reformës nuk funksion me?

Gjiknuri: Komisioni funksionon pasi gjithë diskutimet bëhen në të, po të shikoni edhe dokumentin çdo draft miratohet në komision, ai vazhdon të funksionojë, por në vendimin e kuvend ka klauzolë, opozita ka një vend që nuk e kishte shfrytëzuar, gjetëm një modalitet për ta përfshirë.

Ishte imponim kjo?

Gjiknuri: Ishte vullnet i mirë për të gjetur një dialog me opozitën duke ruajtur kuadrin ligjor kushtetues dhe parlamentar.

Ky dialog që do të shkojë përtej Reformës?

Gjiknuri: Jam këtu për këtë çështje, nëse do të ketë të tjera, mbetet për tu parë.

A është hapi i parë për zgjidhjen e krizës dhe kthimin e opozitës në parlament?

Gjiknuri: Nuk e di si mund të ndodhë kjo.

Kishte ndërkombëtar aty?

Gjiknuri: Ju e pate që aty ishin palët shqiptare të ulura, ndërkombëtarët e ndjekin me shumë vëmendje.

Po sistemi është objekt?

Gjiknuri: Sistemin nuk e kemi përjashtuar, do dakordësi, por që nuk lidhet me rekomandimet. Askush nuk i jep mend Shqipërisë se çfarë sistemi të përdorë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura