“Kuvendi vendim të çuditshëm”- Meta: Elementë nga mazhoranca keqpërdorën kreun e KED. Deshën të rrëmbenin edhe…

Nov 13, 2019 | 20:53
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës, ndërsa tha se kanë keqpërdorur kryetarin e KED, në mënyrë që Presidenti të vihej në një situatë të vështirë, sa i takon procesit të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se u krijua një rrethanë provokuese, ndërsa e konsideroi të “çuditshëm” vendimin  e Parlamentit për shtyrjen e vendimit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy ditë përpara skadimit të afatit.

387c0e45-0d17-4cd2-8a93-b91dedd7e67d

Ky proces ka qenë tërësisht transparent nga ana e Presidentit të Republikës. Presidenti nuk e konteston zgjedhjen nga Parlamenti. Presidenti e dekretoi menjëherë kandidaturën e parë dhe çuditërisht Parlamenti e shtyu vendimin dy ditë përpara skadimit të afatit. Kemi të bëjmë me një rrethanë provokuese për Presidentin nga individë të caktuar nga ana e mazhorancës që kanë keqpërdorur edhe kryetarin e KED-së sipas të gjitha provave në mënyrë që Presidenti të vihej në këtë pozitë.

Që ose Presidenti të firmoste të dyja vakancat dhe t’i thuhet që këtë nuk ta lejon Kushtetuta ose t’i bëhet një interpretim përmes marrëzive të tilla sepse ty të ka kaluar afati sepse ne duam të rrëmbejmë atë anëtar që të takon. 

Parlamenti ka bërë edhe gjëra më të rënda dhe kjo nuk është gjëja më e rëndë. Nuk kishte pse të vepronte në këtë mënyrë me Presidentin kur Presidenti e ka informuar KED-në dhe Avokatin e Popullit që monitoron të gjithë procesin. Presidentin askush nuk mund ta vendosë të bëjë një shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë.”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura