“Kuvendi të shpërbëhet në fund të shkurtit, ndryshe ka rrezik”. Ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut, ja çfarë kërkon kryeministri

Oct 29, 2019 | 15:33
SHPËRNDAJE

aa-226

Maqedonisë së Veriut i nevojitet Parlament funksional deri në fund të muajit shkurt që mos të rrezikohet ratifikimi i protokollit përfundimtar për anëtarësim në NATO. 

Kryeministri Zoran Zaev kërkon që Kuvendi të shpërbëhet në afatin minimal para zgjedhjeve të parakohshme në prill të 2020-tës. I pari i ekzekutivit nuk sheh mundësi për anulimin e zgjedhjeve.

“Unë nuk e shoh atë mundësi sepse si fillim nuk shoh pengesa në procesin e ratifikimit të protokollit. Ne bashkë me të gjithë partnerët e koalicionit dhe subjektet politike u pajtuam për datën e zgjedhjeve, ndërsa unë personalisht e luta presidentin që shpërbërjen e Kuvendit mes 45 dhe 60 ditëve, duke e shfrytëzuar të drejtën Kushtetuese ta bëj në afatin minimal prej 45 ditëve. Me këtë Kuvendin do ta kemi funksional deri më 26 shkurt kur edhe Kuvendi jonë duhet ta bëj ratifikimin e protokollit për në NATO dhe të përmbyllet cikli i anëtarësimit të plotë”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Përveç protokollit, Kuvendi duhet t’i miratojë edhe ndryshimet në Ligjin për Mbrojtje. Ndërkohë, me caktimin e zgjedhjeve të parakohshme mundësia për regjistrimin e popullsisë në pranverë të 2020-tës bie poshtë. Zaev kërkon që ligji të miratohet më së voni në fund të vitit./INA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura