Kuvendi shmang rregulloret për vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Jun 17, 2016 | 14:32
SHPËRNDAJE

Me 80 vota për 4 kundër dhe një abstenim Kuvendi votoi shmangien e rregullores për votimin me procedura të përshpejtuara të dy projektligjeve që kanë të bëjnë me mandatin e misionit të BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, raporton KTV .

kuvendi kosove

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri në emër të koalicionit PDK-LDK kërkoi që shqyrtimi i këtyre projektligjeve të bëhet në mënyrë të përshpejtuar.

“Pas miratimit në shqyrtim të parë vetëm komisioni funksional të shqyrtoj projektligjet dhe kuvendit t’ia paraqet me rekomandime. Shqyrtimi i dytë të bëhet po ashtu sot në seancë plenare e cila do të bëhet seanca e parë e pas pauzës”, ka thënë Beqiri. E Adem Grabovci i PDK-së ka thënë se ata e kanë analizuar këtë kërkesë dhe në e përkrahin këtë shmangie.

Ndërsa Glauk Konjufca ka thënë se VV-ja është kundër kësaj procedure të përshpejtuar. “Prej 15 qershorit 2014 e kemi ditë që me 15 qershor 2016 EULEX-it kalon afati. Kjo është e qëllimshme. EULEX-i qe dy ditë po qëndron pa mandat në Kosovë. Kur po kryhen kështu punët shkel e shko po bëhet gjithçka gabim”, ka thënë ai. Por kuvendi ka shkuar në pauzë pasi Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi nuk ka qenë i pranishëm aty për të prezantuar projektligjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura