Kuvendi shkarkoi Presidentin/ Taulant Balla: Dhuratë e bukur për Shqipërinë në prag të…

Jun 9, 2021 | 17:16
SHPËRNDAJE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas votimit në Parlament për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

balla

Për numrin dy të PS, shkarkimi i Presidentit nga Kuvendi ishte një dhurata e bukur për Shqipërinë në prag të ditëlindjes së 30 të kësaj force politike.

 “Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta. Dhuratë e bukur Shqipërisë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste”, shkruan Balla.

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, mazhoranca votoi sot shkarkimin e Ilir Metës nga funksioni i Presidentit të Republikës.

Shtatë deputetë nuk ishin të pranishëm në sallë: Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Kapllani, Korab Lita, Jetmira Raboshta, Olta Xhaçka dhe Fidel Ylli.

Për herë të parë në 30 vite pluralizëm Parlamenti shprehet me votë për shkarkimin e një presidenti në Shqipëri. Tashmë çështja pritet t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vihet në dijeni për votimin brenda 5 ditëve nga ana e Kuvendit. Kushtetuesja do të japë edhe verdiktin final lidhur me vendimin në fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura