Kuvendi i heq imunitetin deputetit Mark Frroku, PD-PS: Prokuroria të veprojë me arrestimin

Apr 2, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Me 113 vota pro, dy kunder, e dy abstenim, Kuvendi i Shqiperise i hap rruge Prokurorise te veproje me arrestimin e deputetit kristiandemokrat Mark Frroku, kete radhe me kerkese te shtetit belg, per nje vrasje te kryer atje. 

Votimi i sotem per heqjen e imunitetit te Frrokut

Pak para votimit me elektronike, deputeti i PD-se, Ristani ka deklaruar se ne salle duhet te ishte i pranishem edhe kryeministri qe te faktonte se eshte pro dekriminalizimit te Kuvendit.

Ristani: Duhej qe edhe Rama të ishte në sallë e t’i nënshtrohej votimit për të treguar vullnetin e maxharancës për dekriminlaiizmin
Nderhyn deputeti i PS-se, Fino…  

Meta: Ju lutem, e kuptoj që per procedure do duhej qe cdo deputeti t’i vihet tubi para se të flasë po ne nuk jemi policia rrugore

Sterkaj: a ka mundësi me e nda votimin pozitë opozitë se ka rrezik që duke qenë votë e fshehtë pozitë të votojë kundër dhe pozita të votojë pro shkumjes së Frrokut në prokurori, e nesër do na sulmojmë që po e mbështesim, a ka ndonjë procedurë

Meta; Të mos bëjmë inovacione, secili të votoje sipas vullnetit të vet

Leximi i raporteve  

Pas mbrojtjes qe vete deputeti kristinademokrat Mark Frroku beri nga foltorja e Kuvendit, duke e perjashtuar veten nga akuzat qe rendojne mbi te, deputeti i PS-se, Armando Subashi ka lexuar raportin e Keshillit te Mandateve, i cili i hap rruge organit te prokurorise te procedoje me arrestimin e deputetit. 

Subashi gjate leximit te raportit

  

Frroku gjate fjales ne Kuvend

Subashi: Ne keshill u vendos me konsensus te plote qe t’i hapet rruga kerkeses se prokurorise qe do te veproje ne perputhje me ligjin e Kushtetuten dhe e verteta e kesaj ngjarje do te dale ne drite.

Zoti Berisha shume faleminderit qe mendon per mua, por raportin e keni mbi tavoline ku sqarohen rrethanat e ngjarjes. S’eshte e rendesishme kjo…, e rendesishme ajo qe mendon keshilli dhe n.q.s duhet t’i hapim rruge kerkeses se prokurorise apo jo.

Ne emer te keshillit dhe deputeteve te mazhorances jemi dakord qe Kuvendi i Shqiperise t’i hape rrugen kerkeses se prokurorise per arrestimin apo heqjen e lirise per Frrokun.

Berisha: A ka fyrje me te rende per publikun shqiptar sesa ne nje akt te tille mblidhet parlamenti dhe me te gjithe fuqine e te 140 deputeteve vendos per arrestimin e nje deputeti dhe perfaqesuesi i mazhorances nuk guxon te shqiperoje asnje nga frazat per te cilat porkuroria e shtetit kerkon arrestimin e tij. Por u flet shqiptareve me nje gjuhe me te cilen i inferiorizon ata ne shkallen me ekstreme. Nuk mund te flitet ne kete menyre ne parlament, por te pakten te citohen frazat me kryesore te kerkeses se prokurorit te pergjithshem per arrestimin e nje deputeti qe sipas Gjykates se Apelit te Belgjikes ka kryer vrajse ne nje stacion treni….mbeshtillni akoma me shume me krimin qe keni futur ne parlament.

Ristani gjate leximit te raportit ne Kuvend

Ristani: Jemi ne ketu per ta sqaruar ceshtjen ashtu sic eshte…Kryetari i Kuvendit gjithashtu heshti…Frroku kishte fshehur ne makinen e tij nje person qe kekrohej nga policia te nje personi per trafik narkotikesh.

“Rama siguroi përmes Frrokut fshehjen e të vërtetës për akuzën e vrasjes së dy deputeteve duke mos lejuar proces të plotë për këtë cështje. Opozita ia ka bërë me dije Ramës këto fakte që më shumë se një vit më parë, por Rama nuk i lejoi organet përkatëse te vepronin. Fshehja për disa muaj e kërkesës së Interpolit Bruksel është veprim i qartë që tregon mbështetjen ndaj Frrokut”- tha Ristani.

Ai akuzoi Ramen si pergjegjes per kete situate, duke thene se “Rama është ekspozuar si njeriu që erdhi në pushtet e po qeverisë me votat e krimit dhe po me krimin po manipulon drejtësinë”.

Me tej Ristani ka vijuar me leximin epjeseve te relacionit te Prokurorise, referuar shkreses se ardhur nga Belgjika qe e akzuojne Frrokun per vrasje.  

Vepra penale qe eshte akuzuar deputeti eshte shume e rende…deputetet e opozites inkurarojne punen e organit te prokurorise per te vijuar punen…,mbeshtesin cdo kerkese te prokurorise per dhenien e lejes…PD ka miratuar lejen per prokurorine ne te gjitha rastet, pavaresisht kur deputeti i akzuuar ka qene pjese e grupit te saj parlamentar apo i opozites.

Vleresojme se Kuvendit duhet te jape autorizmin per arrestimin e dpeuteti Frroku. Kerkesa e prokurorit ne perputhje me Kushtetuten dhe Kodin Penal.

Kjo ngjarje eshte shume serioze dhe aspak normale per Kuvendin e Shqiperise…

Duke folur per deputete te inkriminuar ne Kuvend, Ristani tha: Veper e qarte e krereve te mazhorances qeverisese Rama-Meta. Distancohemi nga ky model perfaqesimi i shqiptareve…Mbeshtesim pa rezerva organin e prokurorise…kerkesa e prokurorit te pergjithshem eshte plotesisht e drejte.

Kuvendi duhet te kishte dhene autorizimin per kete ceshtje shume kohe me pare…Kerkesa belge ka ardhur me 8 janar 2015…mbajtja e fshehte te le te dyshosh se eshte bere nga dyshja Rama-Meta.

Me 23 janar 2015 Interpoli ka sjelle material shtese…serish zyrtaret e Rames s’kane bere asnje levizje…vetem me 27 mars kur Frroku kishte dhene deshmine per ceshtjen ‘Meta’…e bene me dije. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura