Kuvendi Kombëtar/ Zbardhet mesazhi i Komisionit të Rithemelimit për të gjithë deputetët e PD-së! Tërhiqni mandatin tuaj në….

Apr 29, 2022 | 14:43
SHPËRNDAJE

Sali Berisha-Lulzim-Basha-Kuvendi-PD-Perqafim (6)Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka njoftuar të gjithë deputetët që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së i thirrur nga Sali Berisha më datë 30 prill!

Në një mesazh privat të siguruar nga Gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume, deputetëve u është bërë e ditur se ata janë pjesë e Kuvendit Kombëtar në bazë të nenit 42 të statutit.

Po ashtu punimet e Kuvendit do të nisin në orën 10:00, ndaj dhe u kërkohet ligjvënësve demokrat që të tërheqin dokumentet e tyre të identifikimit.

“I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,  Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend.  Kuvendi hap punimet në orën 10:00.

Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.

Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!”, theksohet në mesazhi i siguruar nga Panorama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura