Shtyhet pa afat seanca parlamentare për Gjykatën Speciale në Kosovë

May 29, 2015 | 10:40
SHPËRNDAJE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të marrin vendimin pothuajse më të rëndin prej pasluftës pasi do të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Mustafa dhe Thaci

10:40-Parlamenti i Kosovës ka shtyrë seancën parlamentare për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila ishte parashikuar të mbahej sot.

Me 78 vota pro, 2 abstenime dhe 1 kundër, seanca u shty. Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesleli nuk ka dha asnjë datë se kur do të mblidhet Parlamenti për këtë çështje.

10:15-PDK bën kërkesë për shtyrjen e seancës

Në emër të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se, pas konsultave me shefat e grupeve parlamentare, duhet të shtyhet seanca parlamentare për votimin e Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se janë disa pengesa teknike pasi projektligji për Gjykatën Speciale. “Propozojmë që për shkak të këtyre çështjeve teknike të shtyhet seanca”, ka thënë Grabovci.

8:30-Mblidhet parlamenti

Deri më tani, koalicioni i ka të sigurta 84 vota të deputetëve me kusht që të gjithë ata që janë pro themelimit të jenë prezentë në seancën e sotme.

Kështu, të gjithë 33 deputetët e LDK’së pritet t’i thonë “PO” Speciales. Ndërsa, të PDK’së do të jenë vetëm 32 pasi Nait Hasani, Fadil Demaku, Ganimete Musliu kanë paralajmëruar votë kundër.

Ndërkohë, 10 deputetët e Listës Srpska pritet të japin votën për të themeluar Gjykatën. Njësoj pritet të votojnë edhe 6 deputetët tjerë e pakicave tjera në grupin 6 Plus.

Sidoqoftë, koalicioni llogarit edhe në votat e tre deputetëve të pavarur siç janë: Blerim Shala, Margarita Kadriu e Nenad Rashic.

Dihet se Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovën prej fillimit kanë thënë se nuk do të votojnë për themelimin e Gjykatës Speciale.

E krejt ndryshe është duke vepruar Partia e Ramush Haradinajt, e cila kishte qenë njëra prej partive më të zëshme pro themelimit të kësaj Gjykate. Ata kanë paralajmëruar se vota e tyre do të jetë kundër.  Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura