Kuvendi i 11 dhjetorit/ Përfaqësuesit e degëve 3 dhe 6 lexojnë emrat e firmëtarëve: Janë mbledhur firmat e 80% të delegatëve

Nov 25, 2021 | 13:09
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesit e degëve numër 6 dhe 3 në kryeqytet kanë lexuar sot për mediat emrat e një pjese të delegatëve që kanë firmosur formularin dhe që kërkojnë që Kuvendi Kombëtar i PD të mblidhet në datën 11 dhjetor.

Perfaqesueset e degeve-1

“Këtu jemi një pjesë e anëtarëve të kryesisë të degës nr 6, për të bërë transparent emrat që kanë kërkuar të thirret Kuvendi në 11 dhjetor.

80% prej delegatëve të degës kanë firmosur. 58 prej tyre kanë kërkuar që emrat e tyre të bëhen publikë, këtu janë formularët kush ka dëshirë ti shikojë. Janë 65 formularë, lexova 58 emra sepse 7 të tjerë janë në marrëdhënie pune në institucione të ndryshme që s’duan të bëhen publike”, tha përfaqësuesja e delegatëve.

E pyetur i keni telefonuar të gjithë? “Patjetër” u përgjigj ajo duke shtuar “100% kanë konfirmuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura