Kutinjo nuk mund ta marrë numrin 7, katalunasit po e ruajnë për Grizman

Jan 20, 2018 | 14:08
SHPËRNDAJE

Vazhdon të mbetet mister numri i Kutinjos në skuadrën e Barcelonës. Kur u transferua nuk kishte asnjë numër të lirë, ndërsa tani është numri 7 që u la i lirë nga Arda Turan. Mirëpo, “Fox” njofton se Kutinjo nuk do të mbajë veshur fanellën me numrin shtatë.

Kutinjo

Drejtuesit e Barcelonës do ta mbajnë të lirë për Antuan Grizmanin, i cili është objektiv i katalanasve për merkaton e verës. Klauzola e francezit ishte 100 milionë euro dhe Barcelona është e gatshme ta paguajë atë.

Madje, thuhet se ka arritur një marrëveshje me lojtarin. Kutinjo me shumë mundësi do të mbajë fanellën me numrin 14-të, e cila do të lirohet, kur të largohet Maskerano.

barcelona-antoine-griezmann

Ndërkohë, mbrojtësi Mina që u zyrtarizua në këtë merkato, ka marrë numrin 24 dhe është gati të luajë, pasi kanë mbërritur të gjitha dokumentet.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura