FOTO- Kushtoi 3600 franga ari/ Zhvendoset nga sheshi i Gjirokastrës busti i Çerçiz Topullit. Arsyet dhe debati që nxiti

Jul 22, 2021 | 13:47
SHPËRNDAJE

Për herë të parë pas 97 vitesh që prej ekspozimit në qendër të sheshit që mban emrin e tij, busti i heroit Çerçiz Topulli në Gjirokastër, është zhvendosur ditën e sotme.

busti i cercizit

Mësohet se zhvendosja nga qendra e qytetit do të jetë e përkohshme dhe ka ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen për rehabilitimin e sheshit dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor.

Bashkë me shtatoren është hequr edhe bazamenti me vlera monumentale, në të cilin ishte vendosur punimi i mjeshtrit Odise Paskali qysh prej vitit 1934.

Bëhet fjalë për disa pllaka mermeri të sjella nga Italia pikërisht në vitet ’30.

Zhvendosja e bustit nxiti më herët debatet mes palëve dhe shoqërisë civile.

Shtatorja e heroit do të rikthehet sërish në përfundim të punimeve. Monumenti, pa të cilin nuk mund të kuptohet sot qyteti I gurtë, u ngrit me kontributin e vetë gjirokastritëve. Monumenti kushtoi plot 3600 franga ari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura