Kushtetuta me vulën e SHBA, shpërthen Gjergj Meta: Deputetët, këta palaço cirku

Jul 1, 2016 | 14:18
SHPËRNDAJE

Megjithëse maxhoranca dhe opozita ende nuk po bien dakord për miratimin e reformës në Drejtësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se ua kanë bërë fakt të kryer dhe u kanë vendosur në tryezë draftin përfundimtar.

Gjergj Meta

Një kopje e draftit iu shpërnda dje në Parlament të gjithë deputetëve dhe ai mbante vulën e SHBA-së.

Kjo ka sjellë edhe irritimin e priftit Gjergj Meta, i cili shprehet se tani duhet të shkrimet, pasi deputetët janë shndërruar në palaço cirku.

kushtetuta1

“Nese ky lajm është i vërtetë atëherë të shkrihet menjëherë parlamenti shqiptar. Jemi në kufijtë, madje përtej kufijëve të absurdit. Nuk kanë pse rrinë më në ato karrige deputetët e Shqipërisë. Ky gjest i bën ata deputetë palaço cirku. Ky vend nuk ju meriton asnjërin përfshi miqtë dhe miket e mia deputete. Ju nuk e meritoni atë karrige… E keni çu veten në atë pikë? E pabesueshme….”, shkruan Gjergj Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura