Kushtetuesja rrëzon Tom Doshin: Arrestimi i deputetit pas akuzave për vrasjen e tij ishte i ligjshëm

Jun 30, 2015 | 14:42
SHPËRNDAJE

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë dy kërkesa të Tom Doshit për të shpallur anti kushtetues gjithë procesin e arrestimit të tij.

Gjykata ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit i marrë në muajin mars dhe ai i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për arrestimin e deputetit ishin në përputhje me ligjin themeltar të shtetit.

Deputeti Tom Doshi

Avokatët e deputetit Tom Doshi, kërkuan me 24 prill ne Gjykatën Kushtetuese, shfuqizimin e vendimit të Kuvendit dhe të Kolegjit Penal, që lejuan përkatësisht arrestimin e deputetit të Shkodrës dhe e pezulluan atë nga e drejta për të ushtruar profesionin e ligjvënësit. 

Avokatët e Doshit kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese shpalljen të “paligjshëm e antikushtetues të dy vendimeve, qoftë i Kuvendit, qoftë i Kolegjit Penal”.

Sipas avokatëve të Doshit mënyra si është ndjekur procedura, “është shkelur ligji dhe janë cënuar rëndë të drejtat e liritë e Doshit”.

Sipas tyre deputeti është i zgjedhur dhe jo i emëruar. “Ndaj gjykata ka dhënë vendim antikushtetues. Janë shkelur dispozita të akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga Parlamenti. Të atyre akteve që garantojnë lirinë e personit”, thanë ata.

Objekti i padise se deputetit ishte “Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr.39, datë 26.03.2015 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe nr.15, datë 28.03.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. 

Tom Doshi u arrestua per kallezim te rreme pas akuzave qe beri se kreu i Parlamentit, Ilir Meta tentoi te vrase ate dhe deputetin demokrat, Mhill Fufi.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura