“Kushtetuesja” rrëzoi kërkesën e PD-së për Komision Hetimor mbi Investimet Strategjike, reagon Bardhi: Lajthitje! Shpjegohet vetëm me errësimin…

Nov 25, 2022 | 19:43
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar kërkesën e Partisë Demokratike lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

316960764_507704331376401_1758512764470849318_n

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se ky është një akt i paprecedentë që sipas tij mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve për oligarkët e investimeve strategjike.

Ai shton se të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur, sipas tij është lajthitje.

Postimi i Bardhit:

Guximi i Gjykatës Kushtetuese për të ndryshuar objektin e kërkesës së 1/5 së deputetëve mund të shpjegohet vetëm me errësimin e syve nga oligarkët e investimeve strategjike. Është akt i paprecedent vendimi i sotëm i GJK që nuk shprehet për kërkesën e paraqitur, por supozon për ekzistencën e një kërkese që nuk është paraqitur.

Në GJK nuk është paraqitur asnjë kërkesë për zgjidhje të mosmarrëveshjes së kompetencave mes pakicës dhe shumicës. 1/5 e deputetëve kanë të drejtë të kërkojnë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës dhe kanë paraqitur këtë kërkesë.

Të ndryshosh objektin e kërkesës dhe të shprehesh për një kërkesë që nuk është paraqitur është lajthitje. Kush i detyrojë anëtarët e GJK të lajthisin për llogari të oligarkëve?! Disa vendime të GJK për interpretimin e Kushtetutës me kërkesë të 1/5 së deputetëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura