Kushtetuesja ridërgon në Venecia Vettingun, zbulohet çfarë fshihet në teksin e ndryshuar

Dec 1, 2016 | 15:23
SHPËRNDAJE

Ligji i vetingut që Gjykata Kushtetuese i ka dërguar Komisionit të Venecias është përkthyer gabim dhe nuk është i saktë në dispozitat kryesore.

Me këtë fjali u është drejtuar kreu i opozitës, Lulzim Basha, deputetëve dje në Grupin Parlamentar kur i informoi se Partia Demokratike i ka nisur një ankesë Gjykatës Kushtetuese lidhur me versionin anglisht të ligjit të vetingut që është dërguar në Venecia.

EKSPERTET E VENECIAS DALIN NGA TAKIMI ME XHAFEN - Raportuesit e Komisionit te Venecias, duke dale nga nje takim me Kryetarin e Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafa ne Kryesine e Kuvendit, ku kane dhene konkluzionet e tyre per draftin e Reformes ne Drejtesi./r/n/r/nVENICE RAPPORTEURS LEAVE AFTER THE MEETING WITH XHAFA - Rapporteurs of the Venice Commission leave after a meeting with the chairman of the Laws Committee Fatmir Xhafa.

Kreu i opozitës ka sqaruar deputetët në Grupin Parlamentar se versioni i ligjit që është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias nuk është i njëjtë me atë që Parlamenti miratoi më 30 gusht të këtij viti.

Burime të “Panoramës” nga Gjykata Kushtetuese bëjnë me dije se pasi mori në shqyrtim ankesën e Partisë Demokratike, Gjykata i ka nisur një tjetër version të ligjit Komisionit të Venecias.

Për të shmangur një përplasje politike lidhur me përkthimin e ligjit, Gjykata Kushtetuese ka marrë për përshtatjen e ligjit në gjuhën angleze një përkthyes me licencë nga Ministria e Drejtësisë dhe dje pasdite ligji u është dërguar ekspertëve të Komisionit të Venecias.

Burime pranë opozitës theksojnë se i njëjti version i përkthyer i është dërguar Komisionit të Venecias edhe nga Partia Demokratike, me një letër shoqëruese nga nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi. Por, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha sqaroi deputetët demokratë se gabimet në përkthimin e ligjit të vetingut nuk janë të vetmet.

Sipas Bashës, edhe Kushtetuta e re e miratuar me 140 vota nga Parlamenti më 21 korrik, në versionin anglisht që i është dërguar Komisionit të Venecias, përmban ndryshime thelbësore në nenet që përfshihet ligji i vetingut.

Sipas burimeve pranë Grupit Parlamentar, në përkthimin që i është bërë Kushtetutës në nenin ku flitet për kompetencat e organeve që mund të kryejnë procesin e vetingut, është shtuar togfjalëshin “edhe me akte të tjera ligjore”.

Ky ndryshim nga versioni real i Kushtetutës së miratuar më 21 korrik për demokratët është bërë me qëllim nga maxhoranca, që t’i krijojë mundësinë për të ndërmarrë ndërhyrje ligjore që lejojnë një veting përmes institucioneve të Kryeministrisë. Këto shqetësime të opozitës, Komisionit të Venecias ia ka përcjellë zyrtarisht në letrën e tij nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtës, Oerd Bylykbashi.

Në letrën e tij, bashkangjitur ligjit të ri të përkthyer, deputeti demokrat vë në pah ndryshimet mes dy versioneve, duke theksuar se një opinion mbi versionin e parë mund të çonte Komisionin e Venecias drejt një vendimi jo të saktë.

JUXHIN MUSTAFARAJ/PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura